Ndërlidhjet

Serbia zbulon monumentin e Gavrilo Princip


Monumenti i Gavrilo Princip
Monumenti i Gavrilo Princip

Serbia ka zbuluar monumentin e Gavrilo Princip, vrasësit të princit të kurorës së Astro-Hungarisë, Franz Ferdinand në Sarajevë, ngjarje kjo që ndihmoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Princip, një nacionalist serb i Bosnjes, akoma provokon kundërthënie në Ballkanin e ndarë etnikisht.

Qindra serbë morrën pjesë në ceremoninë e zbulimit të këtij monumenti, e cila u mbajt në Beograd më 28 qershor, pikërisht në datën e njëjtë kur ndodhi vrasja më 1914.

Në këtë ditë është edhe festa kombëtare e serbëve, Vidovdani.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq e ka përshkruar Princip si një hero. Ndërkaq jashtë shtetit serb, Princip cilësohet si terrorist.

Ai tha se “Princip është një simbol i idesë së lirisë”.

XS
SM
MD
LG