Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel, fillojnë bisedimet Kosovë - Serbi


Isa Mustafa, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq, pamje nga takimi i 23 qershorit

Isa Mustafa, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq, pamje nga takimi i 23 qershorit

Në Bruksel sot po vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, në praninë e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet të diskutojnë për energjetikën, telekomin, Asociacionin e komunave të banuara me shumicë serbe dhe lirinë e lëvizjes, konkretisht barrikadën që njihet si “Parku i Paqes” në urën qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Takimi i sotëm pason atë të 23 qershorit, i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje mbi këto çështje.

XS
SM
MD
LG