Ndërlidhjet

Ministri francez: Momenti i së vërtetës për Greqinë


Ministri francez i Financave Michel Sapin
Ministri francez i Financave Michel Sapin

Ministri francez i Financave, Michel Sapin ka thënë sot se kjo javë do të shënojë momentin e së vërtetës për Greqinë dhe Evropën përderisa bisedimet mund të rifillojnë në çdo kohë teksa Greqia ka vetëm një ditë për të shpërtuar nga falimentimi.

Sapin ka thënë për një radio në Francë se “Greqia është e kapur nga realiteti, nga realiteti i ashpër”.

Greqia ka vendosur kontrolle të kapitalit dhe ka mbyllur bankat, ndërkaq kryeministri grek Alexis Tsipras ka thirrur referendum për propozimet e kreditorëve ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG