Ndërlidhjet

Kosovë: Vazhdoi procesi kundër Oliver Ivanoviqit


Pamje e ndërtesës së gyjaktës në pjesën veriore të Mitrovicës

Pamje e ndërtesës së gyjaktës në pjesën veriore të Mitrovicës

Procesi gjyqësor kundër politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, ka vazhduar sot në Gjykatën Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës, lidhur me akuzat për krime të luftës të kryera në vitin 1999 dhe 2000.

Të akuzuar për vepra të këtilla janë edhe katër serbë të tjerë: Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksadar Llazoviq.

Në seancën e sotme gjyqësore po dëshmon një dëshmitar i prokurorisë, i cili tha se më 3 shkurt të vitit 2000, kishtedëgjuar se qyteti i Mitrovicës po pastrohej nga shqiptarët.

Ai tha se e kishte parë Oliver Ivanoviqin, i cili diçka i tregonte një grupi të njerzëve.

Ivanoviq është në paraburgim prej janarit të vitit 2014.

Të akuzuarit janë shprehur se nuk janë fajtorë lidhur me akuzat me të cilat ngarkohen.

XS
SM
MD
LG