Ndërlidhjet

Liderët evropianë përpiqen të gjejnë zgjidhje për krizën greke


Ilustrim

Ilustrim

Liderët evropianë thonë se ende ka kohë për të arritur marrëveshje për ta shmangur falimentimin e qeverisë së Greqisë dhe ndaljen e largimit të mundshëm të Greqisë nga eurozona.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha sot në Berlin se “është e gatshme të bisedoj me qeverinë e Greqisë në çdo kohë”.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, po ashtu sot, tha se “Franca është në favor të mbetjes së Greqisë në eurozonë dhe Franca është e gatshme të veproj”.

Komisioni Evropian tha se sot më vonë gjatë ditës do të paraqes propozime të reja, që synojnë evitimin e krizës.

Tregjet në Evropë dhe Azi sot kanë shënuar rënie të ashpër derisa po afrohet afati 30 qershor, që Athina ta paguaj kthimin e kredisë prej 1.7 miliarë euro për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Dje, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka urdhëruar mbylljen e bankave dhe tregjeve të aksioneve për afro një javë. Ai tha se do të kërkoj edhe një herë nga kreditorët, për një zgjatje afatshkurtër të afatit të pagesës.

XS
SM
MD
LG