Ndërlidhjet

Francë: Nuk është caktuar datë e re për negociata atomike


Laurent Fabius
Laurent Fabius

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, ka thënë se bisedimet për programin atomik të Iranit, do të vazhdojnë edhe pas 30 qershorit, por nuk është përcaktuar ndonjë datë e re.

“Ne jemi pajtuar për të mos e caktuar datën”, u tha sot gazetarëve në Nju Jork, ministri Fabius.

Mëtutje ai tha se do të kthehet në Vjenë këtë javë, derisa Irani, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, po punojnë në finalizimin e marrëveshjes përfundimtare, me të cilën do të kufizohej programi atomik iranian, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike.

Zoti Fabius tha se negociatorët “kanë bërë njëfarë progresi, por ende nuk është fundi i procesit”.

Sipas tij, iranianët kanë pyetje specifike lidhur me atë se si do të tërhiqen sanksionet, por ka theksuar se edhe fuqitë botërore, po ashtu, “po pyesin për disa precizime”. Fabius nuk ka shpjeguar se cilat janë këto “precizime”.

XS
SM
MD
LG