Ndërlidhjet

OKB: Progres në bisedimet për Qipron


Pamje e hoteleve të braktisura dhe të shkatërruara në pjesën veriore të Qirpos, që shfrytëzohen nga ushtria turke

Pamje e hoteleve të braktisura dhe të shkatërruara në pjesën veriore të Qirpos, që shfrytëzohen nga ushtria turke

Liderët rivalë të Qipros kanë bërë progres lidhur me bisedimet për bashkimin e ujedhesës së ndarë, ka thënë sot i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Espen Barth Eide.

Në kumtesën e tij, ai ka theksuar se lideri i turqëve qipriotë, Mustafa Akinci, dhe lideri i grekëve qipriotë, Nicos Anastasiades, janë takuar në zonën neutrale të kontrolluar nga Kombet e Bashkuara në Nikozi, në “atmosferë pozitive dhe të orientur në rezultat”.

“Tash liderët janë të thelluar në negociata gjithpërfshirëse”, tha Eide, raporton AFP nga Nikozia.

Mëtutje, i dërguari i Kombeve të Bashkuara ka theksuar se “fokusi i tyre është në çështjet thelbësore, në kompletin specifik të çështjeve kryesore për kapitujt e qeverisjes, pasurinë dhe kritereve për territor”.

Bisedimet aktuale paqësore, me ndërmjetësimin e OKB-së, që për një kohë të gjatë ishin ndërprerë, shihen si rasti më i mirë për unifikimin e Qipros, pasi tash e katër dekada është e ndarë. Ky rund i bisedimeve ka filluar më 15 maj.

Qiproja është e ndarë prej vitit 1974, kur trupat e Turqisë e okupuan pjesën veriore të ishullit, që është një e treta e gjithë territorit të Qipros, në përgjigje të një synimi të grekëve qipriotë, të inspiruar nga Athina, për grushtshtet me qëllim të bashkimit me Greqinë.

XS
SM
MD
LG