Ndërlidhjet

logo-print

BE: 16 orë bisedime – pa marrëveshje


Pamje nga takimi i djeshëm në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Kosovës (djathtas) dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit (në mes)

Pamje nga takimi i djeshëm në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Kosovës (djathtas) dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit (në mes)

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar se pas 16 orësh të punës në finalizimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vonë gjatë natës së kaluar, nuk është arritur marrëveshje.

Ajo e ka ndërmjetësuar takimin e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

“Siç jemi marrë vesh javën e kaluar, e thirra përsëri takimin e nivelit të lartë të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, me kryeministrat, Aleksander Vuçiq dhe Isa Mustafa, në Bruksel, ditën e hënë më 29 qershor”, thuhet në deklaratën e zonjës Mogherini, të publikuar mbrëmë vonë.

Mëtutje theksohet se “pas 16 orësh të punës ne i finalizuam dy tekste të dy marrëveshjeve – në parimet e krijimit të Asociacionit/Komunitetit me shumicë serbe në komunat e Kosovës, dhe për implementimin e marrëveshjeve në fushën e telekomit”, theksohet mëtutje në këtë deklaratë, dhe konstatohet se “marrëveshja finale politike muk ka mundur të arrihet”.

Zonja Mogherini thotë se “tash ne do të reflektojmë në hapat e ardhshëm”.

XS
SM
MD
LG