Ndërlidhjet

McCain: Të mos pranohet raketa ruse, megjithë dështimin e SpaceX


John McCain

John McCain

Dështimi i raketës së kompanisë, SpaceX, gjatë fundjavës, nuk duhet t’i nxisë zyrtarët amerikanë që ta angazhojnë përsëri raketën e prodhimit të Rusisë për dërgimin e pajisjes ushtarake në gjithësi, tha mbrëmë vonë senatori republikan, John McCain, që është kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura.

Ai mëtutje ka shpjeguar se kompania, SpaceX, pronë e biznesmenit, Elon Musk, ende mund ta vazhdoj mbështetjen për sigurinë e misioneve amerikane në gjithësi.

“Besoj se kjo pengesë e vogël në asnjë mënyrë nuk do ta parandaloj suksesin e ardhshëm të SpaceX dhe aftësinë e saj për t’i mbështetur misionet në gjithësi për sigurinë konmbëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha McCain.

Pardje, raketa pa ekuipazh e kompanisë, SpaceX, me furnizime për Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë ka eksploduar pak kohë pas lansimit në Floridë dhe ky zhvillim i papritur i ka ngritur shqetësimet për aftësinë e saj për misione të ardhshme.

XS
SM
MD
LG