Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Zjarr afër centralit atomik në Çernobil


Pamje nga hapësira ku ndodhet centrali i shkatërruar atomik në Çernobil

Pamje nga hapësira ku ndodhet centrali i shkatërruar atomik në Çernobil

Ekipet e zjarrfikësve po përpiqen ta ndalin përhapjen e zjarrit, që ka filluar mbrëmë në zonën e ndaluar afër centralit atomik të shkatërruar në Çernobil të Ukrainës.

Afro 120 zjarrfikës me kamionë dhe aeroplanë po luftojnë me zjarrin, i cili i ka përfshirë afro 130 hektarë territor, tha sot Shërbimi shtetëror për situata emergjente në Ukrainë.

Nuk është e qartë se a e ka përfshirë zjarri ndonjë pjesë të zonës shumë të kontaminuar nga rrezatimi, pas eksplodimit të reaktorit atomik në vitin 1986. Kjo ishte katastrofa më e madhe bërthamore në botë.

XS
SM
MD
LG