Ndërlidhjet

Ekspozimi ndaj krizës i bankave greke në rajon


Eurobank, Athinë, 30 qershor 2015

Eurobank, Athinë, 30 qershor 2015


Miliona njerëz në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Rumani dhe Serbi kanë depozita në bankat greke, degët e të cilave gjenden edhe në këto vende.

Ahtina zyrtare dhe kreditorët ndërkombëtarë kanë dështuar në bisedimet e tyre për të gjetur një zgjidhje dhe për pasojë, Greqia ka mbyllur dyert e bankave të saj.

Në Shqipëri, Reuters shkruan se janë tri banka greke, Banka Kombëtare e Greqisë NBG, Piraeus Tirana Bank dhe Alpha Bank.

Klodi Shehu, drejtor i departamentit për stabilitet financiar në Bankën Qendrore Shqiptare, i ka thënë Reutersit se “të trija bankat janë mirë të kapitalizuara, janë likuide dhe të afta për të bërë pagesat me kohë, pavarësisht nga ajo çfarë ndodhë në Greqi”.

Në Maqedoni gjenden dy banka greke, Alpha Banka dhe Stopanska Banka AD Skopje, pronë e Bankës Kombëtare Greke.

Skenari më i keq për Maqedoninë, nëse bankat greke në këtë vend do të bankrotonin, qeveria maqedonase duhet të rekapitalizojë tërësisht bankat, me 250 milionë euro.

Në Serbi, janë gjithsejt 4 banka greke, që kanë asete në vlerë prej 4 miliardë dollarësh amerikanë. Autoritetet atje thonë se bankat greke në Serbi funksionojnë me vetë-financim dhe janë mirë të kapitalizuara, rrjedhimisht edhe nuk pritet të ketë probleme në periudhën afat-shkurtër.

XS
SM
MD
LG