Ndërlidhjet

Engel: Krijimi i Speciales nga Kosova, zgjidhja më e mirë


Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel.
Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel.

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë nga vetë institucionet e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë.

Engel i ka bërë këto komente në Prishtinë, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Besoj se nëse nuk do të ketë ndonjë Gjykatë Speciale, do të ketë një lloj gjykate nga Kombet e Bashkuara. Do të jetë njëra ose tjetra. Personalisht, mendoj se Kombet e Bashkuara nuk janë rruga e duhur, sepse mendoj se Kosova nuk duhet të marrë tronditje nga Kombet e Bashkuara. Gjykata Speciale është e vështirë dhe e dhimbshme, por është zgjidhja më e mirë”, ka thënë Engel.

Engel, i cili njihet si mbështetës i fuqishëm i çështjes shqiptare në Ballkan, po qëndron për vizitë pesëditëshe në Kosovë.

XS
SM
MD
LG