Ndërlidhjet

BQK: Kriza greke nuk e prek Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Ndikimi i drejtpërdrejtë i krizës në Greqi në ekonominë e Kosovës vlerësohet të jetë minimal, marrë parasysh faktin se ekonomia e Kosovës ka një shkallë shumë të ulët të ekspozimit direkt ndaj ekonomisë greke.

Kështu ka delaruar për Radion Evropa e Lirë Besnik Kada, zyrtar për marrëdhënie me media në Bankën Qendrore të Republikës se Kosovës.

Ai ka shtuar se investimet e huaja direkte dhe remitencat nga shteti grek janë shumë të ulëta.

Po ashtu, në sektorin bankar të Kosovës nuk operon asnjë bankë me origjinë greke.

Greqia, deri në mesnatë, ka afat t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh; në të kundërtën, falimenton.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë thënë se nuk do t’i zhbllokojnë fondet e ndihmës për Greqinë derisa kjo e fundit të mos bie dakord për reforma.

XS
SM
MD
LG