Ndërlidhjet

Greqia po shqyrton ofertën e fundit të kreditorëve


Athinë

Athinë

Qeveria e Greqisë po zhvillon bisedimet e fundit për një ofertë, që do t’i mundësonte asaj të paguajë një pjesë të borxhit.

Greqia ka afat deri në mesnatë që t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh; në të kundërtën, falimenton.

Njëri nga kreditorët e Greqisë, Komisioni Evropian, i ka dhënë asaj edhe një ofertë për rerfoma të hënën.

Nëse Greqia e pranon atë, kreditorët ndërkombëtarë do të zhbllokojnë fondet e ndihmës për Qeverinë greke.

Mediat greke thonë se bisedimet për ofertën e re po zhvillohen “në nivelin më të lartë” në Athinë.

XS
SM
MD
LG