Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë një konvoj të NATO-s


Kabul, 30 qershor 2015.
Kabul, 30 qershor 2015.

Sulmet vetëvrasëse kanë pasur sot në shënjestër një konvoj të ushtarëve të huaj dhe një seli të policisë në Afganistan.

Burimet zyrtare thonë se së paku tre njerëz janë vrarë dhe afro 60 të tjerë janë plagosur në të dyja sulmet.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj konvojit të NATO-s, i cili ka ndodhur pranë Ambasadës amerikane në Kabul.

Ministria e Brendshme ka thënë se së paku një civil është vrarë atje dhe 19 të tjerë janë plagsour.

Sulmi ka ndodhur vetëm disa orë pasi një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë pranë selisë së policisë në provincën Helmand.

XS
SM
MD
LG