Mbi 100 njerëz dyshohet se kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në një zonë të banuar në qytetin Medan të Indonezisë.
Aeroplani Hercules C-130 ka goditur dy shtëpi dhe një hotel, pëpara se të shpërthente në flakë.
Kreu i forcave ajrore, Agus Supriatna, ka vizituar vendin e aksidentit dhe ka thënë se nuk beson se ka të mbijetuar në mesin e 113 njerëzve që kanë qenë në bord.
Ka raporte se disa njerëz janë të bllokuar brenda ndërtesave të shkatërruara.
Operacioni i shpëtimit po vazhdon.