Ndërlidhjet

Irani, ende optimist për marrëveshje


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammed Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammed Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammed Javad Zarif, ka thënë se është ende e mundur që të arrihet marrëveshje me fuqitë botërore për programin bërthamor të Republikës Islamike.

“Jam këtu për marrëveshjen finale”, ka thënë Zarif në Vjenë, në prag të bisedimeve me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania, kanë caktuar 30 qershorin si afat për marrëveshjen, e cila do të frenonte aktivitetin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Palët, megjithatë, thonë se nuk presin që marrëveshja të arrihet brenda afatit.

XS
SM
MD
LG