Ndërlidhjet

logo-print

Intensifikohen përgatitjet për misionin faktmbledhës të KE-së


Prishtinë

Prishtinë

Përfaqësues të shumicës së institucioneve të Kosovës janë takuar sot për të diskutuar për përgatitjet që po bëhen për pritjen e misionit faktmbledhës të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Në hapjen e takimit me përfaqësues të grupeve punuese teknike për procesin e liberalizimit të vizave nga të gjitha institucionet përkatëse, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka thënë se liberalizimi i vizave është prioritet kombëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe si i tillë ka thënë se nënkupton përgjegjësi shtesë për të gjitha institucionet, që të sigurohet përmbushje e detyrave të shtëpisë.

“Falënderoj institucionet e Kosovës për intensifikimin e përgatitjeve, si dhe Komisionin Evropian që i është përgjigjur shpejt raportit të 5 qershorit të Republikës së Kosovës, duke mbledhur një ekip të ekspertëve jashtëzakonisht të përgatitur mirë, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë në datat 13-17 korrik”, ka thënë Ilazi.

“Në përputhje me blloqet përkatëse të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, potencoj se janë formuar për secilin bllok grupet punuese dhe janë caktuar kryesuesit e këtyre grupeve”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG