Ndërlidhjet

Kuvajti “në gjendje lufte” me militantët


Nga sulmi i javës së kaluar në Kuvajt Siti.
Nga sulmi i javës së kaluar në Kuvajt Siti.

Ministri i Brendshëm i Kuvajtit ka thënë se vendi i tij është në luftë me militantët.

“Jemi në gjendje lufte. Nuk do të presim që militantët të provojnë fatin e tyre me ne”, ka thënë sheik Mohammad Al-Khaled Al-Sabah.

Mediat lokale raportojnë se shërbimet e sigurisë kanë ndaluar 60 persona, përfshirë shtetas të Kuvajtit dhe shtetas të vendeve të tjera të Gjirit, pas sulmit vetëvrasës të javës së kaluar.

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 26 qershorit në një xhami shiite në Kuvajt Siti, në të cilin janë vrarë 27 besimtarë.

Autoritetet kuvajtiane kanë thënë se sulmi ka pasur për qëllin të nxisë konflikt sektar në shtetin me shumicë sunite.

XS
SM
MD
LG