Ndërlidhjet

logo-print

Rusia kritikon sanksionet e reja të Kanadasë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Rusia ka shprehur pakënaqësi me sanksionet e reja që i ka vënë Kanadaja dhe ka paralajmëuar se do të përgjigjet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexander Lukashevich, ka thënë se sanksionet e reja “vetëm se do ta shtojnë negativitetin në marrëdhëniet Rusi-Kanada”.

“Natyrisht, ky sulm nuk do të kalojë pa përgjigje”, ka shtuar ai.

Kanadaja ka shpallur më 29 qershor sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

Sanksionet godasin individë dhe subjekte, si gjiganti i gazit Gazprom.

Otava po ashtu ka vendosur ndalesa të importit dhe eksportit të mallrave nga gadishulli i Krimesë, i cili është aneksuar nga Rusia në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG