Ndërlidhjet

Britania: Në Kosovë ka rrezik për sulme terroriste


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Jashtme e Britanisë ka publikuar një hartë interaktive, e cila i ndan vendet me ngjyra, varësisht nga niveli i kërcënimit për sulme terroriste.

Siç raporton gazeta britanike “The Telegraph”, vendet janë radhitur në katër kategori: me kërcënim të lartë (4), me kërcënim të përgjithshëm (3), themelor (2) dhe të ulët (1).

Si vend me “kërcënim të përgjithshëm” (3) për sulme të mundshme terroriste, Ministria e Jashtme e Britanisë e ka cilësuar edhe Kosovën, përveç Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Bosnjës dhe disa vendeve të tjera.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG