Ndërlidhjet

Rusia: Rezoluta për Srebrenicën, “përçarëse”


Srebrenicë
Srebrenicë

Rusia ka kritikuar ashpër një projekt-rezolutë të Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë dhe ka thënë se do të paraqesë rezolutën e vet për të shënuar 20-vjetorin e masakrës.

Britania ka hartuar projekt-rezolutën në fjalë për të reflektuar mbi dështimin e OKB-së për të parandaluar gjenocidin.

Zëvendësambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Petr Iliichev, ka thënë se dokumenti i Britanisë është “përçarës” dhe fokusohet vetëm në keqbërjet e serbëve të Bosnjës.

“Ato kanë qenë vetëm një pjesë e konfliktit”, ka thënë Iliichev.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të miratojë rezolutën më 7 korrik, vetëm pak ditë para se Bosnja të shënojë përvjetorin e masakrës, në të cilën forcat serbe kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

XS
SM
MD
LG