Ndërlidhjet

Divorcohet çifti hollivudian Affleck&Garner


Ben Affleck
Ben Affleck

Çifti hollivudian, Ben Affleck dhe Jennifer Garner, ka thënë se ka marrë vendim për t’u divorcuar.

Ata kanë qenë të martuar qysh në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë, nga mosha tre deri në nëntë vjeç.

“Do ta vazhdojmë dashurinë dhe miqësinë me njëri-tjetrin, si dhe angazhimin për fëmijët tanë”, ka thënë çifti përmes një deklarate.

Affleck ka shijuar sukses edhe si aktor, edhe si regjisor.

Ai ka fituar dy çmime Oscar, më 1997 dhe 2013.

Garner, ndërkaq, është fituese e çmimit Globi i Artë.

XS
SM
MD
LG