Ndërlidhjet

Militantët vrasin së paku 10 ushtarë të Egjiptit


Sinai, Egjipt
Sinai, Egjipt

Zyrtarët në Egjipt kanë bërë të ditur se militantët islamikë kanë organizuar disa sulme në postblloqet e ushtrisë në rajonin e trazuar të Sinait, duke vrarë së paku dhjetë ushtarë.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se 22 “terroristë” janë vrarë në përleshje me forcat e sigurisë.

Sulmet kanë goditur së paku pesë postblloqe ushtarake pranë qyteteve Sheikh Zuveid dhe Rafah.

Sulmuesit po ashtu kanë marrë peng ushtarë dhe kanë konfiskuar disa automjete të blinduara.

Disa raporte, që citojnë burime të paidentifikuara të sigurisë, thonë se numri i ushtarëve të vrarë është 30.

Sulmet vijnë vetëm dy ditë pas vrasjes së kryeprokurorit të Egjiptit.

Militantët në rajonin e Sinait kanë luftuar me forcat egjiptiane të sigurisë për vite të tëra, por ato i kanë intensifikuar sulmet pas rrëzimit nga pushteti të presidentit islamik, Mohammed Morsi, në korrik të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG