Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave nga vapa në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Mbi 25 njerëz kanë vdekur të martën nga vapa në provincën Sind të Pakistanit.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë sot se nurmi i viktimave të vapës ka arritur në 1,256.

Shumica e vdekjeve janë raportuar në kryeqytetin e provincës, Karaçi.

Sipas autoriteteve, vapa ka prekur rreth 100,000 njerëz në Karaçi.

Ajo ka përfshirë provincën Sind qysh më 20 qershor, duke sjellë temepratura deri në 45 gradë Celsius.

Zyratët janë kritikuar nga banorët dhe partitë në opozitë se nuk kanë bërë sa duhet për të trajtuar krizën.

Banorët thonë se ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën.

XS
SM
MD
LG