Ndërlidhjet

Kina e shqetësuar me ankesat fetare të Turqisë


Ilustrim

Ilustrim

Kina është duke shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me ankesat që Turqia ka ngritur, lidhur me kufizimet që Kina ka bërë për minoritetin e saj Ujgur mysliman, gjatë muajit të Ramazanit, raporton AP.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Hua Chunying ka thënë sot se Pekini ka shprehur shqetësimet e saj në qeverinë turke. Ajo ka thënë se shteti kërkon sqarim për këtë çështje nga Ankaraja zyrtare.

Sipas ministrisë, këto shqetësime i janë shprehur amabsadorit turk në Pekin.

Pjesëtarët e minoritetit Ujgur në Kinë kanë thënë se Partia Komuniste, e cila qeverisë në Kinë, i ka ndaluar anëtarët e partisë, shërbyesit civilë, mësuesit dhe nxënësit që të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Fëmijëve gjithashtu u ndalohet që të shkojnë në xhami, gratë dhe vajzat e reja nuk mund të mbajnë shami.

Turqia ka kulturë, fe dhe lidhje etnike me Ujgurët por gjithashtu synon që të mbajë marrëdhënie të mira me Kinën.

XS
SM
MD
LG