Ndërlidhjet

Të mbijetuarit e dhunës seksuale së shpejti me status


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Në takimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se njohja e statusit të viktimave të dhunës seksuale është i rëndësishëm që të bëhet në mënyrë që ata të gëzojnë të drejtat e tyre.

"Njohja e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës është e rëndësishme të bëhet në mënyrë të lehtë dhe shumë të kujdesshme në mënyrë që viktimat të kenë më të lehtë të gëzojnë të drejtat e tyre pa u traumatizuar për së dyti”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja Jahjaga ka theksuar se do të jenë të përkushtuar që procesi i njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës të mbetet një proces i denjë, i përgjegjshëm.

“Unë jam e bindur dhe pres nga Qeveria e vendit të marrë sa më parë vendimet e nevojshme që do t’i hapin rrugën formimit të Komisionit Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës ashtu siç e parasheh edhe ligji, dhe në bazë të akteve nënligjore të filloi procesi i verifikimit dhe përfitimit të beneficioneve për të mbijetuarit, duke përmbushur kështu edhe këtë obligimin institucional që ne kemi marrë dhe ne kemi ndaj tyre”, ka thënë tutje Jahjaga.

Sipas të dhënave nga organizatat që merren me problematikën e viktimave të dhunës seksuale të luftës, në luftën e fundit në Kosovë, janë mbi 20 mijë femra të dhunuara, prej tyre edhe vajza të mitura.

XS
SM
MD
LG