Ndërlidhjet

Greqi: Propozime të reja, por ende pa marrëveshje


Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, e ka paraqitur një propozim të ri për reforma te kreditorët ndërkombëtarë, megjithqë disa zyrtarë evropianë thanë se këto propozime ende nuk janë të aq të mira dhe se, pavarësisht nga kjo, marrëveshja nuk është e mundshme para referendumit grek më 5 korrik.

Në një letër dërguar nga kryeministri Tsipras, mbrëmë vonë, është kërkuar “marrëveshje e re, e cila i rregullon çështjet financare të Greqisë, nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, për ta siguruuar qëndrueshmërinë e borxhit duke u fokusuar në rritje”, ka thënë zyrtari grek.

Propozimet janë refuzuar dhe Greqia u bë vendi i parë me ekonomi të avancuar, që ka falimentuar lidhur me një borxh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Athina i kishte ndërprerë bisedimet me kreditorët e vet dhe i ka mbyllur bankat.

Ministri i jashtëm gjerman, Wolfgang Schaeuble, tha se marrëveshje nuk mund të arrihet menjëherë, së paku jo para se në Greqi të mbahet referendum për propozimet e kreditorëve.

Tash Greqia është në kaos financiar, pasi programi i kredisë ka përfunduar, kështu që ajo është shkëputur nga financimi aq i nevojshëm, duke iu afruar edhe më afër largimit nga eurozona.

Në Greqi aktualisht ka kufizime në tërheqjen e parave të gatshme, si masë për parandalimin e bankave nga shkatërrimi.

XS
SM
MD
LG