Ndërlidhjet

Kongresisti Engel lavdëron Kosovën për tolerancën ndërfetare


Eliot Engel

Eliot Engel

Kongresisti amerikan, Eliot Engel e ka vlerësuar Kosovën si një shembull të tolerancës ndërfetare. Në vizitën disa ditore që po zhvillon në Kosovë, Engel ka takuar sot zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, si dhe liderët fetarë dhe ekipin e Nismës për Dialog Ndërfetar.

Kongresisti amerikan ka mbështetur angazhimet dhe nismat në kultivimin e dialogut ndërfetar në Kosovë. Sipas tij, Kosova është shtet që mund t’i tregojë botës se nuk ka nevojë të frikësohet nga shumica myslimane. Madje, ai ka thënë se shumë vende mund të marrin mësim se si shumica është tregon respekt, promovon tolerancën dhe mbron pakicën.

Ai ka shprehur mirënjohje edhe nismës për vendosjen e gurit të Holokaustit në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë disa takimeve që ka zhvilluar sot Engel, ai është shoqëruar edhe nga ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, përfaqësues të komitetit shqiptaro-amerikan si dhe ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu dhe përfaqësuesit e BE-së, ambasadës gjermane dhe asaj britanike.

Eliot Engel do të qëndrojë në Kosovë deri më 5 korrik. Gjatë kësaj vizite ai do të realizojë takime me përfaqësues politik, shoqërinë civile dhe personalitete të jetës publike në Kosovë.

XS
SM
MD
LG