Ndërlidhjet

Gjenerali afgan arrestohet për trafikim me heroinë


Ilustrim

Ilustrim

Një gjeneral i ushtrisë është arrestuar pasi ka trafikuar rreth 19 kilogramë heroinë në Provincën Baghlan të Afganistanit.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Dawlat Waziri ka thënë se Gjenerali Abdul Samad Habib është arrestuar më 30 qershor, pasi është zënë duke u munduar që të kontrabandojë me veturën e tij drogën e llojit heroinë.

“Unë mund të konfirmoj se ai është i arrestuar dhe po akuzohet për kontrabandë të heroinës”, ka thënë Waziri për agjencinë e lajmeve AFP.

Zëdhënësi i policisë së provincës, Ahmad Jawed Basharat, ka thënë se ai “ka planifikuar q ëtë transportojë drogën në Provincën Nangarhar, e cila gjendet afër kufirit me Pakistanin”.

Basharat ka thënë se edhe shoferi dhe një ushtar tjetër gjithashtu janë ndaluar nga policia.

Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit, substancë e cila përdoret për të prodhuar heroinën.

XS
SM
MD
LG