Ndërlidhjet

logo-print

Rusia bojkoton pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së


Kryetari i Dumës ruse, Sergei Naryshkin

Kryetari i Dumës ruse, Sergei Naryshkin

Rusia tha se do të bojkotojë sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së javën e ardhshme në Helsinki, pasi që Finlanda tha se nuk do të lejojë pjesëmarrjen e kryetarit të Dumës ruse Sergei Naryshkin dhe 5 delegatëve të tjerë.

Më një korrik Finlanda citoi sanksionet evropiane dhe ndalesat e udhëtimit si arsye për të refuzuar kërkesën për heqjen e ndalesës së udhëtimit për gjashtë delegatë.

Kremlini e cilësoi veprimin si të “papranueshëm” dhe të “pandërshëm”, ndrësa Naryshkin tha se si rezultat i kësaj Rusia nuk do të dërgojë asnjërin nga delegacionin 15 anëtarësh në sesionin që do të mbahet nga pesë deri më 9 korrik.

Në një koment të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, Naryshkin tha se bojkotimi është shenjë proteste “ndaj arbitraritetit dhe kundër shkeljes së parimeve të demokracisë”.

Petra Sarias nga ministrja e Jashtme e Filandës, ka thënë se shteti ka marrë vendimin që t’iu refuzojë këtyre delegatëve “duke u konsultuar edhe me shtetet e tjera evropiane”. Ai ka shtuar se “njerëzit që janë në listën e BE-së, të cilëve u ndalohet hyrje, nuk kanë mundësi të kërkojnë leje që të marrin pjesë në këtë ngjarje”.

Në sesionin e Asamblesë Parlamentare do të diskutohen një sërë çështjesh, duke filluar nga konflikti në Ukrainë deri tek ndryshimet klimatike.

XS
SM
MD
LG