Ndërlidhjet

Lideri i Al-Kaidas në Pakistan raportohet se është vrarë


Policia pakistaneze, foto nga arkivi
Policia pakistaneze, foto nga arkivi

Një zyrtar pakistanez ka thënë se lideri i Al-Kaidas në Pakistan është në mesin e militantëve të vrarë nga policia gjatë bastitsjeve në provincën lindore të Punxhabit.

Ministri në Punxhabi, Shuja Khanzada ka thënë se lideri i Al-Kaidas quhet “Abdali”, duke mos dhënë asnjë informacion më shumë për të.

Edhe dy militantë të tjerë janë plagosur gjatë bastisjeve të policisë të kryera më 29 qershor, në qytetin Ferozeëala dhe më pas janë arrestuar.

Një sasi e madhe e armëve, duke përfshirë këtu pushkë, raketa hedhës, jelekë vetëvrasës, janë konfiskuar gjatë bastisjeve.

Khanzada ka thënë se militantët janë trajnuar në Afganistan në një kamp të Al-Kaidas për 5 muaj.

Ai shtoi se grupi po planifikonte të sulmonte zyret e agjencisë së inteligjencës pakistaneze.

XS
SM
MD
LG