Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Dënohen 10 persona që iu bashkuan IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Azerbajxhan ka dënuar 10 njerëz nga 4 deri 15 vjet burgim, për shkak të bashkangjitjes me grupin militant Shteti Islamik.

Zëdhënësi i Gjykatës në Baku për Krime të Rënda, ka thënë se personat e dënuar sot, ishin në mesin e 26 njerëzve që u arrestuan në 2014.

Ai shtoi se të minurit janë dënuar me dënimin minimal prej 4 vjetësh.

Në shtatorin e vitit 2014, Ministria e Sigurisë ka njoftuar se ka arrestuar 26 persona të cilët akuzohen për pjesëmarrje në “grupet e paligjshme të armatosura dhe për furnizim me armë për grupet e armatosura” në Pakistan, Siri dhe Irak. Disa prej tyre akuzohen se kanë luftuar përkrah militantëve të IS-it.

Disa nga 26 personat e arrestuar, fillimisht i ishin bashkuar grupit të talebanëve në Pakistan dhe më pas kishin shkuar në Siri, përderisa disa të tjerë kishin udhëtuar edhe në Siri përmes Turqisë, njofton Ministria.

XS
SM
MD
LG