Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko propozon ndryshime kushtetuese


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka propozuar ndryshime kushtetuese të cilat do t’i jepnin kompetenca më të mëdha rajoneve të Ukrainës.

Drafti, i cili do të dërgohet në Parlament sot për miratim, do të zvogëlojë kompetencat presidenciale dhe do t’iu jap më shumë fuqi qyteteve dhe këshillave të qyteteve për të kontrolluar shpenzimet dhe taksat.

Por në këtë ligj nuk është përfshirë edhe statusi gjysmë-autonom i kërkuar nga rebelët pro-rusë të cilët kontrollojnë rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut.

Gjatë një adresimi në televzion, Poroshenko ka thënë se këto ndryshime kushtetuese do t’iu jepnin rajoneve “një sasi më të madhe të të drejtave për të mbikëqyrur financat, të drejta këto që sot i ka Presidenca dhe Qeveria”.

“Decelntralizimi do të jetë dallimi jonë civilizues karshi fqinjëve tanë të kampit sovjetik”, ka thënë Poroshenko duke iu referuar Rusisë dhe Bjellorusisë.

XS
SM
MD
LG