Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Dhjetëra civilë të vrarë


Një banor duke i treguar njollat e gjakut pas sulmeve të kryengritësve shiitë huthi në lagjen al-Manusra

Një banor duke i treguar njollat e gjakut pas sulmeve të kryengritësve shiitë huthi në lagjen al-Manusra

Kryengritësit shiitë huthi dhe aleatët e tyre e kanë sulmuar me të shtëna artilerike një lagje të Adenit, qytetit të dytë më të madh në Jemen, duke i vrarë 31 civilë dhe plagosur më se 100 të tjerë.

Zyrtarët thanë se shiitët huthi dhe njësitë ushtarake lojale ndaj ish-presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, dje e kanë sulmuar me predha lagjen al-Mansura, e cila është nën kontroll të grupeve të milicive rivale.

Gjatë natës pozicionet e kryengritësve afër kësaj lagjeje janë goditur nga një varg i sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë raportuar banorët.

Kombet e Bashkuara në Jemen e kanë shpallur nivelin e tretë të emergjencës humanitare, që është më e larta, pasi më se 21 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë.

XS
SM
MD
LG