Ndërlidhjet

SHBA: Gjasët për përleshje me Rusinë dhe Kinën po rriten


Një raport i djeshëm i Pentagonit ka tërhequr vërejtjen për “gjasë të vogla por në rritje” se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen në luftë me fuqitë e tjera botërore, Rusinë dhe Kinën, dhe ka parashikur konsekuenca që do të jenë “të pakufizuara”.

“Probabiliteti i involvimit në luftë ndërshtetërore me fuqi madhore është vlerësuar se është i vogël por në rritje”, thuhet në raportin e Strategjisë Ushtarake Kombëtare për vitin 2015.

Rusia disa herë ka “demonstruar se nuk e respekton sovranitetin e fqinjëve të vet dhe se ka gatishmëri për ta përdorë forcën për t’i arritur qëllimet e veta”, thotë raporti.

Pentagoni, mëtutje, e thekson praninë e trupave ruse në konfliktin në Ukrainë, megjithqë Moska nuk pranon se e ka vendosur ushtrinë e saj në pjesën lindore të Ukrainës për ta forcuar kryengritjen separatiste.

Kina, po ashtu, është përmendur në raport si vend agresiv në rritje dhe që paraqet kërcënim për interesat e sigurisë së Shteteve të Bashkuara në botë, ku stabiliteti është i ndjeshëm.

XS
SM
MD
LG