Ndërlidhjet

OKB: Fushatë kundër “pastrimit kulturor” të militantëve të IS-it


Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s Irina Bokova
Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s Irina Bokova

Organizata e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, mbrëmë ka kërkuar fushatë kundër “pastrimit kulturor”, që po kryhet nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Ky grup ekstremist ka shkatërruar thesarë arkeologjikë në Irak, Siri, Libi dhe Jemen, përfshirë dy mauzole në qytetin e lashtë Palmira në Siri.

Shkatërrimi nga militantët e Shtetit Islamik të qytetit-kështjellë, Hatra, me histori 2 mijë vjeçare në Irak, që është parë në një video këtë pranverë, ka ndikuar që UNESCO-ja, këtë javë ta përfshirjë atë në listën e lokaliteteve të “Trashëgimisë së rrezikuar”, ku ndodhet edhe Qyteti i Vjetër i Jerusalmeit dhe mrekullitë e tjera arkeologjike.

“Esktremistët nuk e shkatërrojnë trashëgiminë si dëm sekondar, ata e marrin atë në shënjestër, që në mënyrë sistematike t’i sulmojnë shoqëritë në zanafillën e tyre”, tha drejtoreshae përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova.

Kjo organizatë e ka filluar fushatën “Trashëgimia e Bashkuar” për t’i mbrojtur lokalitetet historike, që janë të kërcënuara nga militantët.

Aktetet e shkatërrimit të monumenteve, janë të motivuara nga “injoranca dhe budallallëku kriminal”, tha Bokova dhe ka shtuar se “kultura duhet të jetë pjesë e përgjigjes sonë ndaj ektremizmit të dhunshëm”.

XS
SM
MD
LG