Ndërlidhjet

Zvicër: SHBA kërkon ekstradimin e zyrtarëve të FIFA-s


Pamje nga selia e FIFA-s në Cyrih të Zvicrës
Pamje nga selia e FIFA-s në Cyrih të Zvicrës

Zyrtarë zviceranë thonë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Zvicrës kërkesë për ekstradim të shtatë zyrtarëve të FIFA-s, të arrestuar në muajin maj në Cyrih.

Zyra Federale e Drejtësisë (FJO) ka njoftuar sot se policia lokale e Cyrihut do të mbajë seancë dëgjimi të 7 personave lidhur me kërkesën për ekstradim.

Pastaj, kjo zyrë do tu lejoj këtyre të arrestuarve dhe avokatëve të tyre, një afat prej 14 ditësh për tu përgjigjur ndaj kërkesës për ekstradim dhe kjo mund të zgjasë edhe 14 ditë të tjera. Në njoftimin zviceran theksohet se procedura mund të zgjasë disa javë.

Kërkesa për esktradim është e bazuar në hetimet e Shteteve të Bashkuara për dyshime për ryshfet, në vlerë më tepër se 100 milionë dollarë, ku janë të involvuar zyrtarë e nivelit të lartë të FIFA-s.

XS
SM
MD
LG