Ndërlidhjet

Tunizi: Janë arrestuar 12 vetë për masakrën në bregdet


Forcat e sigurisë së Tunizisë në plazhin ku është kryer sulmi kundër turnistëve
Forcat e sigurisë së Tunizisë në plazhin ku është kryer sulmi kundër turnistëve

Autoritetet e Tunizisë thonë se i kanë arrestuar 12 vetë në kuadër të hetimeve për masakrën në bregdetin Sousse, me ç’rast janë vrarë 38 turistë, shumica prej tyre britanikë, ka thënë Lazhar Akremi, ministër në qeverinë e Tunizisë, për marrëdhënie me parlamentin.

Ai mbrëmë vonë u tha reporterëve se po kërkohen dy persona, që ishin stërvitur në një kamp xhihadist në Libi, me sulmuesin në plazh.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 26 qershorit, me ç’rast një student i Tunizisë ka hapur zjarr në plazhin, ku kishte shumë turistë perëndimorë. Sulmuesi më vonë është vrarë nga policia.

Në muajin mars të këtij viti, dy persona të armatosur i vranë 21 vetë në muzeun Bardo në kryeqytetin Tuniz. Këta sulmues, po ashtu, ishin qëlluar nga policia.

“Ky është një grup që ishte stërvitur në Libi dhe kishte objektiv të njejtë: dy sulmuan në Bardo, ndërsa njëri në Sousse”, tha ministri Akremi.

Së paku 27 turistë britanikë dhe evropianë të tjerë është konfirmuar se janë vrarë në sulmin në Sousse.

XS
SM
MD
LG