Ndërlidhjet

logo-print

Engel: Nëse gjykatën e themelon OKB-ja, do të jetë problem për Kosovën


Eliot Engel

Eliot Engel

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, sot e ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, në të cilin, pos tjerash, është shprehur edhe për çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës.

“Unë nuk besoj se Kombet e Bashkuara, veçanërisht janë korrekte, kur kemi të bëjmë me Kosovën. Besoj se do të ketë alternativë për Gjykatën Speciale nëse ajo nuk miratohet. Mendoj se do të jetë gjykatë e OKB-së dhe ky do të jetë problem i madh për Kosovën”, tha Engel.

Mëtutje ai ka theksuar se në punën e tij të çdoditshme në Uashington e ndihmon Kosovën duke biseduar me zyrtarë të lartë të shteteve, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar nga ata që ta bëjnë këtë.

Ai theksoi se “Kosova është shtëpia ime e dytë”.

XS
SM
MD
LG