Ndërlidhjet

logo-print

Varoufakis: Paraqet dorëheqje – nëse fiton vota “po” në Greqi


Yanis Varoufakis

Yanis Varoufakis

Ministri i financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, tha se do të paraqes dorëheqje nëse në referendumin e 5 korrikut, për kushtet e marrjes së kredisë ndërkombëtare, votuesit do të thonë “po”.

I pyetur sot nga Televizioni Bloombeerg se a do të jetë ministër më 6 korrik, nëse shumica i mbështet reformat e kërkuara nga kreditorët, Vaoufakis është përgjigjur shkurt “nuk do të jem”.

Por, ai theksoi se pret që të votohet “jo” dhe se kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, më 6 korrik do të përpiqet “ta forcoj marrëveshjen përfituese reciproke me pjesën tjetër të Evropës”.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Këshillit të ministrave të eurozonës në Bashkimin Evropian, Jeroen Dijsselbloem, tha se shumica dërmuese e grekëve dëshironin të mbeten në eurozonë, dhe se referendumi do të tregoj nëse ata janë të përgatitur për t’i pranuar masat e kursimeve të nevojshme për të mbetur brenda eurozonës.

Ministrat e financave të vendeve të eurozonës i kanë ndalur bisedimet e mëtejshme për krizën e borxheve të Athinës, derisa të përfundoj referendumi.

XS
SM
MD
LG