Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Nga shumë folës, Srebrenica u përshkrua si gjenocid


Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Rusia dhe aleatët e saj në Ballkan ndoshta e konsiderojnë ofenduese që fjala gjenocid të përdoret për ta përshkruar masakrën e mijëra njerëzve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, por shumë folës në Kombet e Bashkuara nuk kanë hezituar ta bëjnë këtë.

Në debatin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbrëmë vonë, lidhur me rezolutën me të cilën është përkujtuar 20 vjetori i vrasjes së më se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë, që ishin hedhur në në një gropë të hapur, në vrasjen më të keqe masive në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, pa keqardhje e përdori fjalën gjenocid.

Këtë e bëri edhe Serge Brammertz, shef i Tribunalit të Kombeve të Bashkuara që i gjykon kryesit, dhe ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, e cila ishte gazetare e lirë në kohën e vrasjeve masive në korrik të vitit 1995.

“Ata që e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë sot, vetëm e shqetësojnë dhe e keqtrajtojnë vetveten” tha Samantha Power, dhe ka kërkuar që “përkushtimi i shkaktuar nga tmerri i Srebrenicës të zgjerohet jo vetëm në përkujtimin e së kaluarës, por për të bërë më tepër në parandalimin e gjenocidit dhe mizorive masive në të tashmen”.

Ishte Abisada Dudiq e cila ka thënë se “duke e quajtur atë që ka ndodhur në Srebrenicë me çfarëdo emri tjetër, pos gjenocid, qoftë masakër, tragjedi, katastrofë, jo vetëm që e shmang mundësinë e pajtimit, por i forcon ata që e mohojnë gjenocidin dhe çojnë në përpjekje për ndarje”.

Dudiq ishte fëmijë kur ka ndodhur gjenocidi dhe i kujtohet tmerri që kishte përjetuar gjatë largimit nga shtëpia e saj.

Përkujtimi në Kombet e Bashkuara u bë përkundër kundërshtimit të fuqiishëm nga Rusia, serbët e Bosnjës dhe Serbia, që të përmendet gjenocidi në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën shënohet 20 vjetori i mizorisë në Srebrenicë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ishte “një krim i madh, i tmerrshëm”, por ka refuzuar ta cilësoj si gjenocid.

Britania e ka qarkulluar propozim-rezolutën me të cilën “dënohet me fjalët më të fuqishme gjenocidi në Srebrenicë”. Ajo përkujton se Tribunali për ish-Jugosllavinë në vitin 2004 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007, e kishin përshkruar masakrën në Srebrenicës si akt të gjenocidit.

XS
SM
MD
LG