Ndërlidhjet

Një gjykatë evropiane e shqyrton rastin Beslan


Pamje e ndërtesës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Pamje e ndërtesës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut është pajtuar që t’i shqyrtoj dy pjesë të rastit kundër Rusisë, për atë se si e ka menaxhuar mbajtjen e pengjeve në shkollën e Beslanit, para 10 viteesh, me ç’rast ishin vrarë 334 vetë.

Ky rast është sjellur në gjykatë nga 447 shtetas, të cilët konsiderojnë se shteti i ka shkelur disa nene të Konventës Evropiane në zgjidhjen e krizës.

Gjykata në Strasburg ka njoftuar sot se do ta shqyrtoj rastin e tyre lidhur me dy artikuj, përfshirë atë për “të drejtën e jetës” që konsiderohet si pjesë qendrore e atyre që e kanë paraqitur rastin në gjykatë.

Në shtator të vitit 2004, militantë kanë depërtuar me dhunë në një shkkollë në Beslan, në provincën jugore Osetia Veriore në Rusi, dhe i kanë marrë peng më se 1,100 nxënës dhe mësues.

Shkolla ishte rrethuar nga forcat e sigurisë, ndërsa e gjithë kjo kishte kulmuar me 3 shtator me eksplodime dhe breshëri të plumbave.

Prej atëherë janë shtruar pyetjet nëse militantët apo forcat e sigurisë e filluan përleshjen e armatosur.

XS
SM
MD
LG