Ndërlidhjet

Kuvendi zgjedh Hilmi Jasharin Avokat të Popullit


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Hilmi Jasharin në postin e Avokatit të Popullit.

Ai ka marrë 63 vota, kundrejt kandidatëve tjerë: Isak Hasani dhe Shqipe Ibraj Mala.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit është provuar në disa seanca të Kuvendit, por pa sukses.

Kurse, në seancën e sotme, në votim kanë marrë pjesë 80 deputetë, të cilët i kanë dhënë besimin për këtë post Jasharit, i cili zëvendëson Avokatin e deritashëm të Popullit, Sami Kurteshi.

XS
SM
MD
LG