Ndërlidhjet

Bisedimet për Iranin, ende pa rezultat


Ministri i Jashtëm i Briatnisë, Phillip Hammond.
Ministri i Jashtëm i Briatnisë, Phillip Hammond.

Ministri i Jashtëm i Briatnisë, Phillip Hammond, ka thënë se nuk ka ende ndonjë zhvillim të madh në bisedimet për prorgamin bërthamor të Iranit.

“Do të thosha se puna po vazhdon. Në ditët e ardhshme, do të shihni ministra që shkojnë e vijnë, sepse duhet të ruajmë vrullin e këtyre bisedimeve”, ka thënë Hammond për gazetarët në Vjenë.

Negociatorët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore - Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania - janë duke punuar për arritjen e një marrëveshjeje, në bazë të së cilës Irani do të kufizonte aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Afati për arritjen e marrëveshjes është zgjatur deri më 7 korrik.

XS
SM
MD
LG