Ndërlidhjet

Nikolliq nuk shkon në Srebrenicë


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, nuk do të ndjekë ceremoninë me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, e cila do të zhvillohet në Bosnje, më 11 korrik.

Njoftimi vjen në kohën kur vendet perëndimore dhe Rusia kanë qëndrime të ndara nëse masakra duhet të cilësohet si akt gjenocidi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Britania ka hartuar një rezolutë që “dënon në termat më të fuqishëm gjenocidin në Srebrenicë”.

Këshilli pritet ta miratojë atë javën e ardhshme.

Por, Rusia, në anën tjetër, ka propozuar një kundër-rezolutë që dënon krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe nuk e përmend Srebrenicën.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në atë që njihet si mizoria më e rëndë pas Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG