Ndërlidhjet

logo-print

Vota me "jo" nuk i ndihmon Greqisë


Athinë - foto arkivi

Athinë - foto arkivi

Vota me “jo” në referendumin e Greqisë për kushtet e paketës së ndihmës nuk do ta ndihmojë shtetin grek, ka thënë kreu i ministrave të Financave të Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem.

Komentet e tij vijnë pasi kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka porositur grekët se vota me “jo” mund të çojë në “marrëveshje më të mirë”.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga Greqia reforma, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për zhbllokimin e fondeve të ndihmës.

Referendumi mbahet më 5 korrik.

Pa ndihmën e kreditorëve, Greqia falimenton dhe mund të dalë edhe nga Eurozona.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG