Ndërlidhjet

Rusia i jep kredi Armenisë për armë


Ushtarë armenë...
Ushtarë armenë...

Rusia i ka dhënë Armenisë kredi prej 200 milionë dollarësh për të blerë armë dhe për të modernizuar forcat e armatosura.

Zëvendësministri armen i Mbrojtjes, Ara Nazaryan, ka thënë në një seancë parlamentare se forcat e armatosura të Armenisë “do të kenë armë të modernizuara, të cilat do të kenë ndikim të konsiderueshëm në balancimin e forcave në rajon”.

Ligjvënësit më pas kanë ratifikuar marrëveshjen për kredi nga Rusia, e cila është nënshkruar javën e kaluar në Jerevan.

Armenia, në të cilën ndodhet një bazë ushtarake ruse, është aleatja kryesore e Rusisë në Kaukazin Jugor.

XS
SM
MD
LG