Miliarderi arab, princi Alwaleed bin Talal, ka thënë se do të dhurojë 32 miliardë dollarë nga pasuria personale, për bamirësi.
Nipi i Mbretit Salman është njëri nga njerëzit më të pasur në botë.
Ai ka thënë se është frymëzuar nga Fondacioni Gates, i themeluar nga Bill dhe Melinda Gates në vitin 1997.
Bin Talal ka thënë se paratë do të përdoren për të nxitur mirëkuptimin kulturor, për të fuqizuar gratë, për ndihma në raste të fatkeqësive e të tjera.