Ndërlidhjet

logo-print

Kina pret shpejt marrëveshjen me Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka thënë se ka “mundësi të mëdha” që Irani dhe fuqitë botërore të arrijnë marrëveshjen përfundimtare bërthamore në ditët e ardhshme.

Wang i ka bërë këto komente për gazetarët në Vjenë, ku u është bashkuar homologëve nga Rusia, Britania, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, në bisedimet me Republikën Islamike.

Wang ka thënë se të gjitha palët duhet të bëjnë “përpjekje pozitive”, duke shtuar se “ka ende çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme, nga të cilat askush nuk mund të struket”.

Negociatorët janë duke punuar për një marrëveshje, në bazë të së cilës Irani do të kufizonte aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Ata i kanë zgjatur vetes afatin për marrëveshje deri më 7 korrik.

XS
SM
MD
LG